fbpx

Sot do të varroset gazetari Faton Osmani

nga Revista Kosovarja

Themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, do të varroset sot me fillim të orës 12:00 në Prishtinë.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Të nderuar familjarë e miq, Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet. Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë). Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira. E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit. Deri në takimin tjetër, Sevda, Enea dhe Ermoni”, shkruhet në njoftimin mortor të familjarëve”, thuhet në njoftimin e familjes.

Faton Osmani vdiq sot në moshën 49-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]