fbpx

​Sot është Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë

nga Revista Kosovarja

Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë është më 20 marsi, e që shënohet në të gjitha vendet anëtare në mënyra të ndryshme.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.

Kurse, Republika e Kosovës nga viti 2018 ka bërë një hap të rëndësishëm brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke e ngritur statusin nga anëtari vëzhgues në atë të asociuar.

Kjo organizatë mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, fryt i Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjencisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998.

Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]