Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3”, konkurrentët nën tension, dy prej tyre mbyllin rrugëtimin

nga Revista Kosovarja

Vetëm pesë ditë na ndajnë nga finalja e madhe e 15 qershorit dhe sonte, live në ekranin e Vizion Plus⁠, Ferma VIP 3 hyn në fazën më vendimtare të këtij edicioni.

Mbi artikull

Ky prodhim i Vita Production, pas një çerekfinaleje plot emocione, ku publiku vendosi të shpallë poeten Mimoza Ahmeti si finalisten e parë të garës, sonte sjell të tjera përballje që do të të ndryshojënë përfundimisht fatin e lojës.

Aleancat dhe miqësitë e krijuara gjatë dy muajve e gjysmë tashmë janë vënë në provë, ndërsa rivaliteti për çmimin e madh është më i fortë se kurrë. Çdo vendim, çdo votë dhe çdo përballje mund të rezultojë vendimtare në rrugëtimin drejt finales.

Në gjysmëfinalen e sotme priten emocione të forta, surpriza dhe momente që do të mbahen mend gjatë. Kush do t’i bashkohet Mozës në finale? Kush do të sigurojë një biletë për natën e madhe të 15 qershorit mes Visit, Dj Bujakës dhe Ilirit, dhe kush do të detyrohet të heqë dorë nga ëndrra vetëm një hap larg finales?

Moneytizer Paragrafi 4

Veç shpalljes së pesë finalistëve sot dy prej fermëreve do të ndërpresin lojën duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

Përgjigjet do të vijnë sonte, në një spektakël ku tensioni, emocionet dhe pritja e publikut arrijnë kulmin.

Ferma VIP 3 hyn në sprintin e fundit, aty ku çdo sekondë vlen dhe ku vetëm më të votuarit do të vazhdojnë garën për triumfin e madh.