Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II që vdiq më 8 shtator do të mbahet të hënën më 19 shtator në orën 11:00.
Ajo do të mbahet në Westminster Abbey në Londër, kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë.
Ceremonia pritet të mbyllet pak para mesditës, raporton BBC,.
Do të mbahen edhe dy minuta heshtje kombëtare.
Deri në fund të ditës së varrimit, do të përfundojë edhe periudha e zisë kombëtare që zgjati 17 ditë.
Në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu.
08:24 – Sot i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth II
Sot do të varroset Mbretëresha Elizabeth II.
Funerali i saj do të mbahet në Westminster Abbey.
Krerë shtetesh nga e gjitha bota do të marrin pjesë në varrimin e mbretëreshës për të kujtuar jetën dhe shërbimin e saj, transmeton Klankosova.tv.
Elizabeth II që ishte monarke për 70 vjet vdiq më 8 shtator në moshën 96 vjeçare.