A mund të jetë një shkrimtar i mirë Albin Kurti? Me siguri po, mund të jetë.
E vërteta është, se ai di të shkruajë letra dhe shkrimi i këtyre letrave është versioni më i mirë i tij shprtëror për ta çliruar shpirtin dhe mendësinë e tij. Ai po bëhet i njohur në botën moderrne më shumë për kthim të modës së letrave dërguar kundërshtarëve, se sa në detyrën e kryeministrit si post ekzekutiv.
Edhe në ekzekutime, Kurti nuk qëndron keq, sepse ngarkon e shkarkon pa pas asnjë problem. Ekzekutimi është mjet i furishëm dikatorial që vendoset prej një koke të vetme, por menaxhimi është dicka tjetër. Kryeministri i hapësirës sonë rajonale në Europë e në Ballkan, duhet të jetë menaxhues i situatave që vinë sa nga problemet ndëretnike, sa nga problemet sociale e psikologjike.
Për Albin Kurtin kur erdhi në krye të qeverisë, shumkush foli me gjuhën parlamentare, diçka sikur ishte folur në parlamentin e Serbisë për “babain e kombit serb” Dobrica Qosiqin, i cili kishte folur bukur dhe me gjuhë të veçantë prej të gjithë presidentëve të deriatëhershëm në krye të shtetit.
Kurti ka gjuhë speciale oratorike dhe bukuria e fjalës së tij, posedon një magji në të cilën përfshihet shtresa pasive e lexuesëve (me përjashtime), të cilët e pëlqenjë trurin e dikujtë që i bindë magjishëm kur flasin. Fjalori i bukur është mjet i popullistëve, ku përmbajta avullohet vetvetiu mes rreshtave dhe as që shihet se mungon përmbajtja.
Albin Kurti në këtë narracion, për sa herë që nuk e gjen veten aty ku e ka ëndërrën, nis shpjegimin me letra .
Me letra ai don ta përmbushë vakuumin ku ka dështuar në praktikat menaxhuese si kryeministër. Vonë i ka dalur gjumi Albinit ta bind Amerikën me letra të bukura .
Megjithatë, Albin Kurti nuk del të jetë naiv në letrat që u dërgon palëve.Ai din të ironizojë, din të godet kundërshtarët duke lënë përshtypjen se është një gjeni erudizmi Kurtit , duket se vetëm në SHBA, nuk ia kanë blerë letrat.
Arsyeja është, se atje nuk lexojnë letra të gjata nga Ballkani. Kurti, ende mendon se mund ta kthejë humbjen përmes letrave të mbushura nostalgji.
I prirur të përpilojë konspiracione, kryeministri në detyrë, meqë flet bukur, mendon se mund ta bindë gjithë botën se Hashim Thaçi e ka shitur Kosovën.
Vetëm dikush mund të jetë më konspirativ se ai: Haki Abazi, që di të shkojë edhe më larg në përralla konspirative, duke shpikur edhe vetë Amërikën.
Ata kanë dashur që përmes gjuhës konspirative të bëjnë fantapolitikë dhe t’i bindin njerëzit e këtushëm, se bota deri këtu ka qenë një gabim dhe tani e tutje që ka ardhur në pushtet LVV, gjërat po hyjnë në rrugë të duhur.
Aftësia e Albin Kurtit në postin e kryeministrit, definitivsht ka nisur të zbehet. Janë ftohur edhe ata dhe ato që kanë ecur rrugës së njejtë, të dramës së tij politike.
Nga e gjithë kjo del se Albin Kurti e pati shansën historike të qëndrojë në krye të skenës sonë politike. E keqja, siç edhe po i thuhet – ai e rrëzoi veten .
Ai duhet ta ketë me dije të mësojë nga gabimet e lëshimet e bëra gjatë këtyre ditëve derisa ishte në krye të qeverisë dhe se politika është fusha e bashkëunimit, ku vijat e kuqe vlejnë vetëm për ata që nuk e duan shtetin e vet. /Safet Krivaça / Kosovarja/