Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

nga Revista Kosovarja

Sot është paraparë që të mblidhen tri komisione parlamentare.

Mbi artikull

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022 ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e KPMM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën sot shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në rend të ditës sot ka miratimin e Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]