Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Sot meshkujt po tradhëtojnë me djem”, Xheneta Fetahu: Jam single dhe e lumtur

nga Revista Kosovarja

Xheneta Fetahu ka folur hapur në “She’s On air” për jetën e saj personale, duke u ndalur sidomos te marrëdhëniet dhe presioni social që shpesh shoqëron gratë në moshën e saj.

Mbi artikull

Në një moment të intervistës, ajo ka pranuar gjendjen e saj sentimentale me një deklaratë të drejtpërdrejtë: “Është bosh”, duke iu referuar jetës së saj të dashurisë në këtë periudhë.

Duke folur për raportet mes njerëzve sot, ajo ka ngritur shqetësime mbi besnikërinë dhe mënyrën si funksionojnë lidhjet në ditët e sotme:

“Është shumë vështirë sot me gjet një mashkull… jo që nuk të do për atë që je, por sot po tradhtojnë edhe me… djem”, u shpreh ajo, duke e lidhur këtë me konfuzionin dhe mungesën e stabilitetit në marrëdhënie.

Moneytizer Paragrafi 4

E pyetur nëse ka përjetuar diçka të tillë, Fetahu sqaroi se kjo nuk ka qenë pjesë e jetës së saj:
“Jo, mua shyqyr Zotit nuk më ka ndodhur akoma. Jam e lumtur kështu siç jam.”

Në të njëjtën linjë, ajo foli edhe për mënyrën si e sheh të ardhmen sentimentale, duke lënë gjithçka në dorë të kohës:
“Është bosh… besoj se është e shkruar. Kur të vijë, të vijë.”

Fetahu nuk la pa përmendur edhe presionin që shpesh i bëhet për martesë, sidomos pas të 30-ave, duke nënkuptuar pritshmëritë sociale që, sipas saj, nuk përputhen gjithmonë me ritmin personal të jetës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]