fbpx

Sot mot me diell, temperaturat shënojnë rritje

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara, të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.

“Në fushat termike parashihet të kemi rritje për 3-6 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, njoftoi IHMK.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore, pasi që merkuri në termometër parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë Celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]