Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot nis edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania

nga Revista Kosovarja

Sot nis zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, një nga spektaklet i cili po pritet me shumë padurim nga fansat e tij besnikë.

Mbi artikull

Për të gjithë ata që e kanë pritur këtë moment prej javësh, pritjes më në fund po i vjen fundi dhe emocionet janë në kulm.

Edhe pse zakonisht emrat e banorëve mbahen sekret deri në nisjen e spektaklit, këtë herë stafi i produksionit ka vendosur të zbulojë paraprakisht emrin e banorit të parë.

Bëhet fjalë për Angelo Haruni, i cili do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Për momentin, emra të tjerë të banorëve nuk janë bërë ende të ditur, duke e shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut për përbërjen e plotë të këtij edicioni.

Fansat presin me interes të shohin se cilët personazhe do t’i bashkohen shtëpisë.

Kujtojmë se edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania u fitua nga Gjesti, një personazh që arriti të fitojë zemrat e publikut me karakterin dhe rrugëtimin e tij gjatë spektaklit, duke lënë gjurmë të forta tek shikuesit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]