Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot nis Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor

nga Revista Kosovarja

Në Malit të Zi sot e nesër mbahet Samiti Rajonal i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim që mbahet në Kotorr pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Mbi artikull

Angazhimet e tij në samit do të fokusohen në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit

Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit. Në samit pritet të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]