Një shtëpi është kapluar nga zjarri, mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli ka deklaruar se dyshimet janë se zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.
Ajo për Ekonomia Online ka deklaruar se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka ndodhur zjarri.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.