Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Spec i mbushur, burrë i ligë” – Gani Gërmia kalon në ofendime gjatë debatit me Bucin

nga Revista Kosovarja

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Gani Gërmisë dhe Ylli Dervishit.

Mbi artikull

Të njëjtit derisa ishin në dhomën e gjumit kanë filluar t’i lëshojnë kunja njëri-tjetrit.

“Për mua ke marrë zarf të zi, ti i ke shti gjërat prej jashtë i pari. A po do me të tregu, je i pafytyrë”, ka thënë Ganiu drejtuar Bucit.

E më pas ai ia ktheu në të njëjtën mënyrë me fjalët: “Ti je i pafytyrë o Gani”.

Moneytizer Paragrafi 4

Gazetari e humoristi në anën tjetër vazhdoi: “Nuk të jap vëmendje se nuk ke ku të shkosh më poshtë. Nuk ke respekt as për vete. O spec i mbushur, o burrë i ligë. Nuk ta fali se je tradhtar”.

Ata më pas vazhduan me ofendime duke përmendur veprimet që kanë bërë brenda.

Në një moment, Ganiu iu drejtua edhe Lindës me ‘OnlyFans’, pasi këngëtarja pranoi që ka një llogari në atë platformë.