Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media, ku pritet të bëhet e ditur dorëzimi i aktakuzës për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, konferenca do të mbahet sot, në orën 13:30, në ambientet e këtij institucioni, raporton Klankosova.tv.
Sulmi i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, la të vrarë 55 persona, përfshirë 22 anëtarë të familjes së ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me aktakuzën, ndërsa më herët kishte paralajmëruar se së shpejti do të ngrinte aktakuzë për masakrën në Prekaz.
Për detajet e plota, mund të ndiqni kronikën e plotë të përgatitur nga Klan Kosova:
