Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Specialja publikon pamje nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi e të tjerët

nga Revista Kosovarja

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen të paraburgosurit para dhe gjatë proceseve gjyqësore.

Mbi artikull

Në videon dhe fotografitë e publikuara shihen hapësirat e fitnesit, këndi i qëndrimit ditor për socializim, si dhe dhomat e dedikuara për takime me familjarët.

Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër, aktivitete fizike dhe mundësi për të marrë pjesë në shërbesa fetare.

“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë qasje në ajër të pastër dhe ushtrime, mund të shoqërohen, të presin vizitorë dhe të marrin pjesë në shërbesa fetare”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Tutje, në njoftim janë sqaruar edhe arsyet pse caktohet apo zgjatet masa e paraburgimit.

“Paraburgimi para ose gjatë një gjyqi bëhet vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar një rrezik të konsiderueshëm, p.sh. rreziku që i pandehuri të përpiqet të frikësojë ose të ndikojë në dëshmitarë. Çdo dy muaj, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara do të rishikojnë paraburgimin për të shqyrtuar nëse ai është ende i nevojshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]