Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Spitali francez ka dëshmi të një pacienti me COVID-19 në dhjetor

nga Revista Kosovarja

Franca zyrtarisht shënon pacientin e parë me koronavirus më 24 janar.

Mbi artikull

Mjekët në një spital në Paris pretendojnë se kanë gjetur prova se një pacient i cili u sëmur në dhjetor ishte infektuar me koronavirusin e ri, raporton Cnn.

Nëse verifikohet, kjo mund të tregojë se virusi po qarkullonte në Evropë qysh në dhjetor.

Raportet e para të COVID-19 në Francë u raportuan në 24 janar, në dy persona që kishin një histori udhëtimi në Wuhan, Kinë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Covid-19 ishte përhapur tashmë në Francë në fund të dhjetorit 2019, një muaj para rasteve të para zyrtare në vend,” shkroi ekipi në Groupe Hospitalier Paris Seine nga Saint-Denis.

Yves Cohen dhe kolegët në spitalin e Parisit vendosën të kontrollojnë të dhënat e pacientëve që u sëmurën para rasteve të 24 janarit për të parë nëse virusi mund të ishte përhapur i pazbuluar më herët sesa mendohej.

Ekipi francez shikoi njerëzit e pranuar në spital me sëmundje të ngjashme me gripin midis 2 dhjetorit dhe 16 janarit që nuk u diagnostikuan më pas me grip. Mjekët ripunuan mostrat e ruajtura në frigorifer për koronavirus, transmeton lajmi.net.

“Një mostër ishte pozitive, marrë nga një burrë 42-vjeçar i lindur në Algjeri, i cili jetoi në Francë për shumë vite dhe punoi si peshkatar,” shkruajti ekipi në International Journal of Antimicrobial Agents.

“Udhëtimi i tij i fundit ishte në Algjeri gjatë gushtit 2019″, kanë shkruar ata. Burri nuk kishte qenë në Kinë, dhe njëri prej fëmijëve të tij kishte qenë gjithashtu i sëmurë, raportoi ekipi.

“Identifikimi i pacientit të parë të infektuar është me interes të madh epidemiologjik pasi ndryshon në mënyrë dramatike njohuritë tona në lidhje me SARS-COV-2 dhe përhapjen e tij në vend. Për më tepër, mungesa e një lidhjeje me Kinën dhe mungesa e udhëtimeve të kohëve të fundit sugjerojnë se sëmundja tashmë po përhapet në popullatën franceze në fund të dhjetorit 2019”, shkruan ata.