Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Spitali i ri i Ferizajt ende nuk është përfunduar, aktuali s’po mbulon nevojat për pacientët

nga Revista Kosovarja

Dyshemetë e dyert janë të dëmtuara, pas hapjes me forcë të derës së bllokuar.

Mbi artikull

Kjo është gjendja në repartin e pediatrisë në Spitalin e Ferizajt.

Por jo vetëm kjo klinikë, po thuajse në terë Spitalin ka pamje të tilla.

Dritaret janë të bllokuara me shufra pasi ato janë vjetruar dhe janë jashtë funksionit.

Moneytizer Paragrafi 4

Shtretërit nuk janë të mjaftueshëm për numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësor në këtë spital.

Më shumë detaje për gjendjen e spitalit, jep ushtruesi i detyrës së drejtorit, Selajdin Sallahu.

Që pacientët të marrin shërbime më të mira mjekësore ne vitin 2018 është nisur të ndërtohet Spitali Rajonal në Ferizaj.

Por edhe pse kanë kaluar 6 vite që nga nisja e ndërtimit vetëm punimi i vrazhdët është përfunduar.

Nënkryetari i Ferizajt thotë se arsyeje e zvarritjes së punimeve për këtë spital, janë pengesat që janë shkaktuar nga Ministria e Shëndetësisë

Madje e gjithë kjo zvarritje, sipas nënkryetarit të Ferizajt, Lulëzim Aliu po bëhet me qëllim.

Tëvë1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë për arsyet e zvarritjes së këtij spitali, por deri në transmetimin e kronikës nuk ka marrë përgjigje.

Së fundmi kjo Ministri ka hapur tender më vlerë 19 milionë euro, ku punimet parashihen të fillojnë me 5 korrik të këtij viti. Ndërsa në vitin 2011, ishin ndarë 11 milionë./teve1