A keni dëgjuar për “Spray Tan by Dexi”? Ju dhuron ngjyrën e ëndrrave me vetëm një seancë.
Është krem që aplikohet në formë të sprejit dhe ju shpejtë do ta fitoni ngjyrën e dëshiruar, nuancë kjo që qëndron 7 deri në 10 ditë, varësisht edhe nga tipi i lëkurës që është individuale.
“Spray Tan” nuk ka efekte anësore, nuk lë shenja dhe hiqet njëtrajtshëm. Që të hiqet në mënyrë të njëtratshme, duhet që pas çdo larje ta hidratoni trupin me krem.
Pas spërkatjes me “Spray Tan”për tetë orë trupi juaj nuk duhet të ketë kontakt me ujin, e gjithashtu nuk mund të hidhni preparate kozmetike në lëkurë. Poashtu, për tëtë orë duhet të zgjidhni vende më të freskëta, pasi nuk bënë të djersiteni.
Nëse i përmbaheni rekomandimeve, pas tetë orësh lëkura juaj do të ngjajë më bukur se kurrë dhe ju do të keni ngjyrën e shumë dëshiruar, e do të dukeni egzotike.
Adresa: Rruga B afër Maxi24 në katin e dytë, Prishtinë. Nr kontaktues: 049 615 717.
Termini është i obliguar, pasi ka edhe rregulla paraprake.