Stresi ishte në fokus të medias javëvë të fundit përshkak të disa videove të publikuara ku shihej goxha i afërt me një vajzë të panjohur në një club në Tiranë.
Me të njëjtën aj u fotografua edhe ditë më pas dhe dyshimet se ka nisur lidhje të re u ngjallën menjëherë.
I ftuar në prive reperi ka folur për herë të parë për vajzën misterioze.
“Ato videot që kanë dalë në club, ajo është një modele që jeton në Torino, Itali . E kam njohur në Itali, erdhi të bëjë një set fotografik në Shqipëri, është një shoqe shumë e mirë, nuk ka asgjë mes nesh. Sot me dal edhe me vajzën e tezes ta bëjnë të dashur. Një femër të bukur e bëjnë të keqe, në aspektin moral. Jam prej 3 vitesh beqar dhe vazhdoj të jem kështu që s’kam ça them, jam beqar 100%”, u shpreh Stresi.
I pyetur për Keisin, reperi u përgjigj:
“Ajo është e kalume, por jo e harrume. Kujtimet mbesin gjithmonë. Ajo ka jetën e vetë, e respektoj maksimalisht, është një pikë e dobët e imja sepse kam bashkëjetuar me të, kam kaluar mirë prandaj s’lejoj askënd në botë me fol diçka për atë vajzë. Gjithmonë do e mbroj. Thjesht jeta ime vazhdon përpara, e kalumja mbetet e kalume, tani jetojmë të tashmen”.