Reperi i njohur, Stresi ka treguar vazhdimisht se gëzon një raport shumë të ngushtë me mamanë e tij. Ai i ka dedikuar asaj këngë dhe është shprehur në intervista të ndryshme se është gjëja më e shtrenjtë që ka në jetë.
Edhe në postimin e fundit në ‘Instastory’, reperi ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ndjera nënës së tij.
“Ti meriton gjithësinë e përjetshme mam”, – ka shkruar Stresi krah fotos me mamanë e tij.
Kujtojmë se hera e parë që reperi u shfaq në një intervistë me mamanë e tij, ishte gjatë muajve të izolimit në programin e pasdites ‘Ftesë në 5’, ku treguan raportin e ngushtë që gëzojnë. Aty mamaja e reperit pohoi se respekton çdo zgjedhje të Stresit përsa i përket jetës personale, e pavarësisht shkëputjeve më Kejsin, nëse është e thënë ata do të jenë bashkë.