Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Stresi me një mesazh për vajzat në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka zgjedhur të ndajë një mendim personal në lidhje me sjelljen e vajzave në rrjetet sociale, duke i drejtuar atyre një apel për më shumë përmbajtje dhe kujdes në përzgjedhjen e imazheve që publikojnë.

Mbi artikull

Në një video të publikuar në InstaStory, artisti u shpreh se shumë vajza po bien në “kurthin” e vëmendjes së rrjeteve sociale, duke ekspozuar pjesë intime të trupit të tyre, gjë që sipas tij, mund të dëmtojë imazhin dhe integritetin personal.

“Mos i ekspozoni pjesët intime në rrjetet sociale. Ruajini ato për partnerët tuaj” – u shpreh Stresi me tone të qeta, duke e theksuar se mesazhi i tij është thjesht një sugjerim i sinqertë, jo një gjykim.

Ai shtoi më tej se nuk është kundër asnjë forme vetë-shprehjeje, por ndjeu nevojën të ndajë këtë qëndrim, pasi siç tha, disa postime nuk i shtojnë vlerë asaj që një vajzë përfaqëson vërtet.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë nuk paragjykoj askënd. Thjesht dua t’u them motrave tona që kanë vlerë më shumë sesa disa foto në Instagram që s’ua sjellin atë që meritojnë,” – përfundoi ai.

Ky reagim ka nxitur diskutime në rrjete sociale, me ndjekës që shfaqin qëndrime të ndryshme – disa që përkrahin sugjerimin e reperit për ruajtjen e dinjitetit dhe respektit për veten, dhe të tjerë që e shohin si një ndërhyrje në lirinë personale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]