Stresi mesazh Eglës: ”Ua nxiu jetën, por e meritoi fitoren”

nga Revista Kosovarja

I ftuar mbrëmë jo nga studioja e Top Arenës por nga ambiente jashtë saj, ka qenë reperi Stresi.

Ai është intervistuar nga Rike Roçi teksa së bashku po ndiqnin ndeshjen Angli-Serbi.

Stresi e ka nisur këtë intervistë më një koment për Europianin.

“Në radhë të parë i uroj Kombëtares sonë forcë të vazhdojnë përpara.

Përpos Shqipërisë, unë jam me holandezët”, tha ai.Pyetjes me ‘spec’ të Erjola Doçit nëse është i emocionuar nga Rikja në këtë intervistë, ai tha: Nuk e shoh me atë sy, sepse jemi miq prej vitesh.I pyetur se çfarë mendimi ka për fituesen e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, Stresi u shpreh: E ka luajtur atë format ashtu siç duhet, unë e kam gjykuar pak në fillim, por e ndryshova gjatë rrugës. E ka luajtur mirë, ua ka nxirë jetën edhe e fitoi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]