Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Stresi rrëfen publikisht se çka i ka bërë Noizy

nga Revista Kosovarja

Reperi nga Shqipëria, Stresi flet për miqësinë që kishte dikur me reperin Noizy. Ai gjatë një emisioni të realizuar këtë javë te “Roped with Olsi”, shpalosi shumë gjëra nga jeta e tij. Po ashtu, tregoi edhe për problemet që kishte dikur me Rigels Rajkun i njohur me nofkën “Noizy”.

Stresit, i pyetur se për cilin person është penduar që e ka pasur mik në jetë, ai foli për Noizyn. Dy reperët nga Shqipëria, të cilët gjatë këtyre viteve të fundit kishin shumë përplasje dhe fyerje nga njëri-tjetri.

“Jam penduar me të vërtetë, për shkak të rrethanave që kanë ndodhur deri sot, sepse është histori shumë e madhe në mes nesh”, u deklarua Stresi.

Ndërsa e ka thumbuar përsëri Noizyn duke i thëne se është ai çuni që bën zhurmë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pendohem normalisht, që e kam pasur mik dhe që i kam besuar, pasi që fillimet tona kanë qenë ndryshe”, përfundoi Stresi.

Stresi ka njoftuar gjithashtu fansat e tij që së shpejti do të publikojë albumin e tij të titulluar “Archimed”, ku pritet të sjell shumë bashkëpunime të ndryshme me artistë të njohur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]