Stresi ka bërë deklaratën e papritur sonte gjatë prime-it.
Teksa po debatonin Xhuli dhe Mbresa, reperi ndërhynë duke thënë se kjo e fundit e ka provokuar.
Ai tha se teksa po qëndronin tek pishina në oborrin e shtëpisë, këngëtarja iu kishte afruar duke bërë veprime provokuese derisa ishte veshur në fustan.
Këtë gjë Mbresa e mohoi duke thënë se nuk e kishte veshur vetëm fustanin dhe s’kishte qëllim të tillë. /Kosovarja/