Strudel me reçel ftoi dhe rrush të thatë, ëmbëlsira përfekte për ditën e sotme.
Përbërësit
1 petë sfoliate
2 mollë
30 gr rrush i thatë
30 gr arra
30 gr bajame
1 limon
3 lugë reçel ftoi
1 vezë (e verdha)
1 lugë sheqer
Kanellë.
Udhëzimet
Në një enë hidhni dy kokrrat e mollëve të prera hollë.
Njomini me lëngun e limonit dhe i hidhni sheqerin përsipër.
Ndërkohë zbutni rrushin e thatë në pak ujë të vakët.
Kullojeni dhe bashkojeni me arrat dhe bajamet e grira.
Pastaj shtoni reçelin e ftoit.
Pasi përzieni të gjithë përbërësit shtoni pak kanellë dhe përzierjen e hidheni mbi petën sfoliate.
Mblidheni petën role dhe përpara se ta fusni në furrë e lyejeni me të verdhën e vezës.
Lereni në furrën me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.
Strudeli është gati për t’u shërbyer.