Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studentët protestojnë para Qeverisë, shkak mospërfshirja në Ligjin për Rimëkëmbje

nga Revista Kosovarja

Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka mbajtur sot një aksion para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u votua të premten e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Mbi artikull

Para objektit të Qeverisë ata vendosën një pako të zezë me mesazhin “Ndihma e Qeverisë për studentë”.

Dionit Kabashi, nga kjo organizatë theksoi se ende pa nisur viti akademik i janë drejtuar me 13 kërkesa Këshillave Drejtues të Universiteteve Publike, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasojë e COVID-19 që i ka prekur ata dhe familjet e tyre”, ka thënë ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Kabashi theksoi se përmes aksionit simbolikë po shprehin pakënaqësitë se si qeveria në një ligj qindra milionësh nuk gjet vend për studentët e këtij vendi. /Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]