Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studim: Një orë vrap shton 7 orë jetë

nga Revista Kosovarja

Vrapimi është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për t’u stërvitur: gjithçka ju duhet janë vetëm një palë atlete të mira.

Është treguar që vrapi mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, duke mbajtur nën kontroll peshën dhe tensionin e gjakut.

Një studim i fundit, i publikuar tek revista “Progresi në Sëmundjet Kardiovaskualre” muajin e kaluar, ka zbuluar se njerëzit të cilët priren të bëjnë vrap jetojnë 3 vjet më gjatë se ata që nuk e ushtrojnë këtë lloj sporti.

Hulumtuesit shkencorë, të cilët kanë bërë edhe më parë hulumtime mbi përfitimet e vrapimit në shëndet, vendosën të hulumtojnë nëse format e tjera të stërvitjes, si ecja apo ngasja e biçikletës, sigurojnë të njëjtat përfitimet, ose nëse vrapuesit kanë ndonjë avantazh special.

Moneytizer Paragrafi 4

Ata zbuluan se këto forma të stërvitjes kanë një farë lidhje me jetëgjatësinë, por jo në të njëjtin nivel si vrapimi. Nga studimet e kryera, ekspertët zbuluan se një orë vrap në ditë mund të përkthehet në 7 orë të shtuara në jetën e një njeriu. Ekspertët rekomandojnë që çdo njeri të bëjë 4 orë vrap në javë.

Vrapuesit priren të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme, nuk janë përdorues të duhanit, alkoolin e pinë në sasi të moderuar etj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]