Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studimet: Gjumi i ditës mund të ju vrasë

nga Revista Kosovarja

Studiuesit zbuluan se do të bërit gjumë një orë ose më shumë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme ose sëmundjeve në zemër në një të tretën, shkruajnë mediet britanike.

Mbi artikull

Gjumi i pasditës mund të jetë pozitiv për njerëzit që nuk flenë shumë natën, pranojnë ekspertët.

Por akademikët, nga Universiteti Mjekësor Guangzhou i Kinës, thanë se ato duhet të jenë kohëshkurtra.

Arsyeja kryesore se gjumi ditës mund të jetë i rrezikshëm nuk është bërë e ditur, por hulumtimet e kaluara kanë zbuluar se gjumi në këtë periudhë mund të shkaktojë ënjtje të brendshme, të quajtur inflamacion, gjë që ndikon negativisht në organin më vital trupor.

Moneytizer Paragrafi 4

Akademikët rishikuan 20 studime të më shumë se 300,000 njerëzve, zakonet e tyre të gjumit dhe shëndetin dhe vdekjen e tyre.

Rezultatet treguan se gjumi i ditës kishte efekt më negativ tek gratë, rreziku i të cilave të vdisnin në moshë të re u rrit me 22 përqind.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]