Çiftet që i bashkojnë financat në një vend mund të jenë më të lumtur dhe të qëndrojnë më gjatë bashkë. Kjo u tha në një studim të kryer nga Shkolla e Biznesit Kelley University në Indiana të SHBA-së.
Hulumtimi nxori rezultatin se çiftet që punojnë dhe kanë të ardhura, nëse i bashkojnë ato financa, do të kenë më tepër lumturi mes tyre, transmeton PHYS.
Ata, sipas hulumtimit, do të luftojnë më pak për para dhe ndihen më mirë për mënyrën se si i shpenzojnë paratë.
Kur ne anketuam njerëz me marrëdhënie dashurie më të gjata, ata i kishin shkrirë llogaritë e tyre në një dhe niveli i martesës së tyre ishte më i lartë, deklaroi Jenny Olson, profesor asistent i marketingut në Kelley.
Sipas tij, kjo është prova më e mirë që duhet ta kenë parasysh çiftet e reja që planifikojnë të krijojnë familje. Hulumtuesit i rekrutuan 230 çifte që ishin të fejuar ose të sapomartuar dhe i ndoqën gjatë dy vjetëve.
Me kalimin e kohës, këto çifte i bashkuan të hyrat financiare dhe në fund rezultoi se ishin më të lumtura.