Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Studimi amerikan: Vaksinat anti-Covid nuk ndikojnë negativisht në fertilitet

nga Revista Kosovarja

Frika se vaksinat anti-Covid mund të ndikojnë negativisht në fertilitet kanë bërë që shumë njerëz mos marrin injeksionet që mbrojnë ndaj infektimit me koronavirus.

Mbi artikull

Sipas Healthline këtë e vërtetojnë edhe disa studime të kohëve të fundit të kryera nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, bazuar në statistika. Në njërin nga studimet thuhet se nga testet e kryera tek mbi 35 mijë persona në të gjithë botën, deri më tani nuk është shfaqur asnjë problem para, gjatë shtatzënisë.

Këto studime po ashtu tregojnë se nuk ka asnjë të dhënë që vaksina të ketë shkaktuar infertilitet si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Mbi 100 mijë femra kanë injektuar deri më tani vaksinat anti-Covid gjatë shtatzënisë në Shtetet e Bashkuara. Statistikat tregojnë se ¼ e vajzave dhe grave në Britaninë e Madhe hezitojnë të vaksinohen nga frika e infertilitetit.

Frika për këtë është ushqyer kryesisht nga deklaratat e mjekut gjerman Vofgang Vodarg vitin e kaluar, i cili tha se disa proteina të vaksinave që përdorin metodën e lajmëtarit të ARN-së si Pfizer e Moderna, janë të ngjashme me ato të fetusit, çka mund të bëjë që sistemi imunitar të sulmojë fetusin. Por pohimet e tij janë kundërshtuar nga shumica e ekspertëve të shëndetit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k