Qindra femra prej vitesh kanë një adresë të pa tradhëtuar kur është fjala për fkokët dhe grimin, e kjo është “Studio Jeta” në Prishtinë, e njohur për punën e mrekullueshme që bënë.
Nuk është i pa dëgjuar refreni i zonjave e zonjushave “Flokët e grimin te “Studio Jeta” dhe popullariteti i kësaj studio bukurie nuk ka ardhur rastësisht, por për shkak të punës së shkëlqyer që realizohet nga duartë e profesionisteve.
“Studio Jeta” e pronares Jeta Canaj, e hapur prej gjashtë vitesh, ofron të gjitha shërbimet e mundshme të fushës së bukurisë dhe siç kuptojmë shërbimi më i kërkuar është zgjatja e flokëve dhe grimi profesional.
“Studio Jeta”, është edhe vendi i preferuar i kurimit për shumë këngëtare të njohura të skenës muzikore, por edhe femra të njohura të jetës publike në përgjithësi, të cilat në këtë sallon e gjejnë “dorën e kërkuar”.
Këtë studio e dallon përkushtimi ndaj seciles kliente dhe fakti se aty të gjitha ndjehen “si në shtëpi”.
Jeta Canaj tregon se bashkë me stafin janë gati për sezonin e mbrëmjeve të maturës dhe të dasmave e ahengjeve, duke mirëpritur maturantet, nuset dhe vajzat e gratë në përgjithësi.
Për flokët e klienteve përkujdeset Dina, ndërkaq për grimin Festina, të dyja profesioniste të dëshmuara dhe tejet kreative.
Studio gjendet ne lagjen “Bregu i Diellit” tek “Xhambazët” në Prishtinë.