181
Rajoni i Mitrovicës është përfshirë nga reshje të mëdha shiu e erëra të forta.
Meteo Ballkan ka publikuar një video në të cilën shihet gjendja atje.
Ndërkohë edhe dje në parashikimet e motit, thuhej se në vikend do të ketë rënie temperaturash dhe të reshura shiu e stuhi.
Në Mitrovicë ka reshje të mëdha shiu e erëra të forta, derisa në Vushtrri ka rënë breshër.
Meteo Ballkan ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një kokërr e madhe breshrit që ka rënë sot.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/posts/1255404001463449
