fbpx

Stuhia Orlena rrezikon 100 milionë banorë në SHBA

nga Revista Kosovarja

Pasi “pushtoi” disa qytete në shtetet qendrore amerikane, stuhia Orlenda ka mbërritur në brigjet veriore të Atlantikut, duke përfshirë Nju-Jorkun, Uashingtonin, Filadelfian dhe Nju-Xhersin.

Në Çikago, bora arriti në mbi 16 centimetra trashësi, por në Nju-Jork pritet që niveli të arrijë deri në 60 centimetra, shoqëruar me erë të fortë deri në 88 km/h. Autoritetet kanë paralajmëruar për të marrë masa mbi 100 milionë banorë, që pritet të preken nga moti i keq.

Kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytet dhe u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi duke nisur nga e hëna në mëngjes, ndërsa janë kufizuar udhëtimet nga jashtë shtetit. Gjithashtu, në aeroportin “John F. Kennedy” janë anuluar 75% e fluturimeve të së hënës, ndërsa na atë “La Guardia”, 81% e fluturimeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]