fbpx

Suedia sfidon gjithë botën, nuk ndërmerr masa kufizuese

nga Revista Kosovarja

Pjesa më e madhe e botës dhe Evropës është ende e bllokuar për shkak të Covid-19, por jo Suedia.

Restorantet dhe baret janë të hapura në vendin nordik, si dhe fushat e lojërave e shkollat gjithashtu, dhe qeveria po mbështetet në veprime vullnetare për të penguar përhapjen e Covid-19.

Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e Presidentit Donald Trump. “Suedia po i lejon njerëzit të dalin në tufë. Vendi do të vuajë shumë, shumë keq”, tha Trump të martën e 7 prillit.

Të nesërmen, Ministri i Jashtëm i Suedisë Ann Linde tha se Trump ishte “faktikisht i gabuar” për të sugjeruar se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës”.

Ideja, tha Linde, ishte pa bllokim dhe ne mbështetej te njerëzit që marrin vetë përgjegjësinë.

Qasja ka të bëjë me inkurajimin dhe rekomandimin, jo detyrimin. Dy ditë pasi Spanja vendosi një bllokim mbarëkombëtar në 14 mars, autoritetet suedeze po inkurajonin njerëzit të lanin duart dhe të qëndronin në shtëpi nëse janë të sëmurë.

Më 24 mars, u vendosën rregulla të reja për të shmangur grumbullimin në restorante.

”A po funksionon? “Unë mendoj se Suedia po bën mirë”, tha epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell për bashkëpunëtorin e CNN Expressen.

“Kjo po prodhon rezultate cilësore në të njëjtën mënyrë siç është bërë gjithmonë. Deri më tani kujdesi shëndetësor suedez po e trajton këtë pandemi në një mënyrë fantastike.”

Suedia ka raportuar 9.114 raste të koronavirusit dhe 793 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]