fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Sulmi ndaj Policisë në veri dhe deklarata e Sveçlës

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri këtë të premte në veri të vendit, ndërkaq Policia njoftoi se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare në lokacionin Banjskë – Izvor të Komunës së Zveçanit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se nuk ka zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.

“Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distancë prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës

Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.

E për sulmin ndaj Policisë në veri ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai në një postim në Twitter shkruan se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë që të ngjallin frikë dhe pasiguri duke targetuar zbatimin e ligjit.

“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.

Tutje, ministri ka thënë se qëllimi i tyre është që ta bëjnë veriun e Kosovës zonë të paligjshme dhe të udhëhequr nga kriminelët.

“Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka përfunduar Sveçla.

Ndryshe, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, edhe në të kaluarën kanë qenë cak i sulmeve të ndryshme.

Incidenti i fundit ndodhi më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, kur dy serbë refuzuan që të ndaleshin në një pikë kontrolli dhe Policia shtiu me armë zjarri drejt veturës, duke plagosur një serb. Policia tha se gjatë vozitjes, kjo veturë kishte goditur një makinë policore.

Autoritetet thanë se dy të dyshuarit e këtij rasti, të identifikuar me inicialet D.S dhe M.D, kanë të kaluar kriminale dhe kanë qenë të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje.


Etiketa: VeriSulmi ndaj Policisë

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

5 orë më parë
Aktuale

Burg kush është LGBTQ+, dënim me vdekje kush kapet duke bërë seks

9 orë më parë
Aktuale

Sylejman Selimi intervistohet nga EULEX-i

10 orë më parë
Aktuale

E mitura në Podujevë tenton t’i pret venat pas konfliktit me babain e saj

10 orë më parë
Aktuale

Në burgun më të madh të Maqedonisë së Veriut zbulohet një tunel që po përgatitej për arratisje

11 orë më parë
Aktuale

KEDS njofton se në këto zona do të ketë nesër punime

11 orë më parë
Postimi tjetër

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prizren

82 raste aktive me COVID-19

TË FUNDIT

Secila shenjë e Zodiakut ka “vesin” e vet, mësojeni se çfarë pret nga ju i dashuri juaj

3 orë më parë

Dashi dëshiron të udhëheqë, Peshqit fantazojnë skena filmi; truri te meshkujt Binjakë është organi më i madh seksual… Nëse dëshironi...

Të ushqyerit e shëndetëshëm gjatë muajit të Ramazanit

3 orë më parë

Çfarë preferohet të hani për iftar dhe syfyr ? Muslimanët në mbarë botën gjatë Muajit Ramazan për iftar dhe syfyr...

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

3 orë më parë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, megjithatë agjërimi është...

Sot nis muaji i Ramazanit, këto janë përfitimet shëndetësore që merrni nëse agjëroni

3 orë më parë

Sot, e enjte 23 Mars besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në...

Horoskopi ditor, e enjte 23 mars 2023

4 orë më parë

Dashi Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale....

Veç Fotinisë, edhe një tjetër banorë i “BBVA” do ta lërë shtëpinë

4 orë më parë

Në një bisedë me banorët, Visi është shprehur se do të largohet nga shtëpia të dielën. Ai ka thënë se...

MË TË LEXUARAT

208 raste aktive me coronavirus në Kosovë

“Jemi 3 vëllezër, e kam ndjerë mungesën e një motre”, Korab Shaqiri flet si rrallëherë

Donaldi përsëri në Big Brother Vip Albania?

Braktisi fëmijët e saj, arrestohet prishtinasja

Londra ndriçohet me 30 mijë poça me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Bieta Sulo e bën dimrin verë, hy në det me bikine

Përfundon takimi trepalësh në Ohër

Vdekje e dyshimtë në Pejë, afër viktimës u gjet një revole

Çfarë të hani dhe çfarë të shmangni gjatë muajit Ramazan

Mbresa Hajrullahu u bë yll në “Big Brother VIP Kosova”. Çfarë i ndodhi në këtë rrugëtim?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist