Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmohet Berisha gjatë protestës në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së opozitës në Tiranë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është sulmuar nga një person teksa po marshonte me protestuesit drejt bulevardit kryesor.

Momenti i sulmit ka krijuar panik midis qytetarëve pjesëmarrës në protestë.

Një qytetarët është shkëputur nga turma dhe ka qëlluar Berishën me grusht.

Moneytizer Paragrafi 4

Nga pamjet në media, Berisha ka marrë një goditje në fytyrë që i ka shkaktuar gjakderdhje.

Pas një mjekimi të shpejtë, Berisha ka vazhduar marshimin dhe ka dal përpara protestuesve në podiumin e ngritur për këtë rast.

Pak minuta më pas është arrestuar nga policia edhe autori i ngjarjes. Personi që ka sulmuar Berishën është neutralizuar nga truprojat e kreut të PD-së.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]