Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmohet Policia në pikëkalimin kufitarë me Serbinë

nga Revista Kosovarja

Një person ka sulmuar fizikisht policinë në pikëkalimin kufitarë me Serbinë, ngjarja ka ndodhur të martën dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur të kufirit, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të mërkurën.

Mbi artikull

“I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.