Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmohet rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev, publikohen pamjet

nga Revista Kosovarja

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Në videot e siguruara nga Top Channel, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve.

“Ky është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat e xhamit janë kudo”, tregon ai në video.

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik.

Për fat të mirë, ambasadori shqiptar nuk është lënduar. Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se goditja e zonave civile dhe vënia në rrezik e diplomatëve përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të luftës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]