fbpx

Sulmoi me mjetë të prehtë një person, arrestohet burri në Klinë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka lënduar me mjetë të mprehtë një burrë tjetër, e po ashtu ia ka dëmtuar dhe veturën.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht kishte dëmtuar veturën e më pas kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin rajonal të Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]