Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani po bëhet baba për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani, pak ditë më parë shënoi golin e tij të parë në ekipin e ri, Hapoel Beer Sheva.

Mbi artikull

Por mesa duket sukseset dhe arritjet nuk po e ndjekin atë vetëm në rrafshin profesional.

Kjo pasi i njëjti ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqej me partneren e tij, teksa i mban duart te barku i saj i rrumbullakosur.

“Së shpejti do të bëhemi tre”, ka shkruar Selmani në mbishkrimin e kësaj fotografie të ndarë me ndjekësit e tij.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar u largua nga skuadra e tij e mëparshme, Hammarby në korrik të këtij viti, duke u transferuar në skuadrën izraelite Hapoel Beer Sheva.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]