Stephan Ballieti vitin e kaluar i armatosur kishte vrarë dy persona në tërbim pas një sulmi të dështuar në një sinagogë në qytetin Halle të Gjermanisë Lindore. Ndërsa ai tani ka marrë dënimin me burgim të përjetshëm për atë që prokurori e quajti “një nga aktet më të neveritshme antisemitike që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan “The Guardian”.
Vendimi që u bë i ditur të hënën në mëngjes, dhe gjyqtarja Ursula Mertens vuri në dukje se ekstremisti i ekstremit të djathtë Stephan Balliet ishte përpjekur vazhdimisht të relativizonte motivet e “sulmit të tij frikacak” gjatë gjyqit pesëmujor.
28-vjeçarit iu dha një dënim i përjetshëm, si edhe paraburgim parandalues dhe një njohje e peshës së krimit, në të vërtetë përjashtoi një lirim të parakohshëm pas 15 vjetësh burgim.
Mbrojtja nuk kishte pranuar të bënte një kërkesë për më pak se dënimi maksimal, thjesht duke kërkuar një “dënim të drejtë”.
Më 9 tetor 2019, Balliet qëlloi një grua 40-vjeçare në shpinë pasi nuk arriti të depërtonte në derën e sinagogës kryesore të qytetit, ku 52 adhurues po shënonin Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik.