Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sulmuesi që ia preu gruas kokën, thërriti “Allahu Akbar”

nga Revista Kosovarja

Një sulmues me thikë që thërriste “Allahu Akbar” i preu kokën një gruaje dhe vrau dy persona të tjerë në një sulm të dyshuar terrorist në një kishë në qytetin francez të Nicës të enjten, thanë policia dhe zyrtarët, shkruan Daily Mail.

Mbi artikull

Kryetari i bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, i cili e përshkroi sulmin si terrorizëm, tha në Twitter se kishte ndodhur në ose afër kishës “Notre Dame” të qytetit dhe se policia kishte ndaluar sulmuesin, transmeton Indeksonline.

Estrosi tha se sulmuesi kishte bërtitur frazën “Allahu Akbar”, ose Zoti është më i madhi.

Një nga njerëzit e vrarë brenda kishës besohej të ishte kujdestari i kishës, tha Estrosi. Sulmuesi vazhdonte të bërtiste “Allahu Akbar” edhe pasi ishte ndaluar, tha Estrosi. “Sulmuesi i dyshuar me thikë, u qëllua nga policia ndërsa po ndalohej, ai është duke shkuar për në spital dhe është ende gjallë,” u tha Estrosi gazetarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mjaft më!”, tha Estrosi. “Është koha tani që Franca të shfajësohet nga ligjet e paqes në mënyrë që të fshijë përfundimisht islamo-fashizmin nga territori ynë”.

Policia tha se tre persona u konfirmua se kishin vdekur në sulm dhe disa ishin të plagosur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/