Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sultjash me arrë kokosi dhe krem luleshtrydheje

nga Revista Kosovarja

Përbërsit
500 ml ujë, 100 g oriz, 1 litër qumësht, 50 g arrë kokosi pluhur, 50 g sheqer, vanilje.

Përbërsit për kremin: 300 g luleshtrydhe dhe 100 g sheqer.

Përgatitja: Ziejmë për 10 minuta orizin që e kemi larë paraprakisht, shtojmë qumështin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët derisa orizi të ziejë plotësisht. Më pas shtojmë pluhurin e arrës së kokosit, vaniljen dhe sheqerin dhe i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. E hedhim nëpër tasa dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Pastrojmë dhe presim në copa të vogla luleshtrydhet, i vendosim të ziejnë bashkë me sheqerin derisa lëngu të trashet. E lëmë të ftohet dhe e hedhim sipër sultiaçit. Në fund, e zbukurojmë me disa gjethe mente.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]