Vala

Antipastë shumë e mirë e cila mund t’u shërbehet mysafirëve dhe familjes

Përbërësit:

– 1 kg domate,

– 200 g kos të kulluar,

– 200 ml ujë të ftohtë,

– 20 ml vaj ulliri ekstra të virgjër,

– piper të bluar sa mund të kapësh me dy gishta,

– 1 degë mente,

– 30 ml lëng limoni,

– 2 lugë të vogla kripë.

Përgatitja:

Qëroni domatet dhe bëni pure apo bluani. Shtoni kosin e kulluar, ujin e ftohtë, lëngun e limonit, piperin, vajin e ullirit dhe fletët e degës së mentës. Ruani disa tufa për zbukurim.

Qitni në blender dhe 2 minuta me shpejtësi maksimale apo nëse e përdorni mikserin e dorës, purenë bëjeni shumë të lëmuar.

Sipas dëshirës shtoni më shumë lëng limoni apo kripë e piper, sipas shijes suaj.

Qitni supën e ftohtë nga domatet në enë të vogla, zbukuroni me fletë mente, me vrushkull të vajit aromatik të ullirit apo nëse dëshironi në secilën pjatë mund të qitni edhe nga një lugë kos.

Shërbejeni supën menjëherë apo ruajeni një ditë në frigorifer.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË