fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Supa me spinaq dhe limon

nga Revista Kosovarja
3 javë më parë
në Gatojca
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ndonëse e butë dhe delikate në shije, lehtësia e supës kremoze me spinaq mbart një super fuqi natyrale për shëndetin.

Dashamirësit e supave do ta dashurojnë patjetër recetën e supës me spinaq. Ajo është shumë e shijshme dhe përgatitet mjaft lehtë. Kjo supë rekomandohet për ditët e freskëta të vjeshtës.

Ngjyra e saj e gjelbër me nuanca të bardha kremoze zbukuron të gjitha tryezat. Supa është e pasur në vlera shëndetësore që ndihmojnë organizmin për një sistem imunitar të fortë përballë virozave dhe komplikacioneve që sjell stina.

Spinaqi është një nga barishtet më të çmuara në kuzhinën e vendit tonë. Vlerat ushqyese e bëjnë spinaqin një super ushqim, jo vetëm në Shqipëri, por edhe kudo tjetër në botë.

Të ashtuquajturat ‘super ushqime’ kanë aftësinë të ulin kolesterolin, rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe mbrojnë ndaj radikaleve të lira. Spinaqi është i pasur me vitaminë K, folat, vitaminë A, C, dhe beta karoten.

Ai përmban gjithashtu sasi domethënëse të hekurit, kalciumit dhe e fundit, por jo nga rëndësia, spinaqi është një antioksidant i shkëlqyer.

Ndiqni më poshtë këtë recetë të mrekullueshme nga AgroËeb.org dhe pasuroni kuzhinën tuaj me një nga pjatat më fantastike, të lehta e të shëndetëshme për drekën apo darkën në familjen tuaj.

Në përmbajtjen e saj gjenden patatet, spinaqi e shumë të tjerë. Kjo supë mund të sërviret e ngrohtë por edhe e vakët.

Përgatitja e një vakti të shkëlqyer në familje
Përbërësit

50g gjalpë (ose vaj ulliri sipas preferencës)
1 qepë mesatare e prerë hollë
2 thelpinj hudhër të prerë hollë
1 patate mesatare, e qëruar dhe e prerë në copa të vogla.
450 ml lëng mish pule ose perimesh
600 ml qumësht
450g spinaq të freskët, të larë mirë dhe të prerë
Lëkura e grirë e një gjysëm limoni
Arrëmyshk pluhur
3 lugë gjelle pana
Përgatitja

Shkrijeni gjalpin në një tenxhere.

Shtoni hudhrën dhe qepët dhe kavërdisni për 5-6 minuta deri sa të zbuten. Shtoni pataten dhe gatuajeni për 1 minutë.

Hidhni lëngun e mishit të pulës ose perimes dhe lëreni të ziejë për 8-10 minuta deri sa patatet të zbuten. Shtoni qumështin dhe vazhdoni zierjen.

Më pas shtoni gjysmën e sasisë së spinaqit dhe lëkurën e limonit. Mbulojeni tenxheren me kapak dhe zijeni për 15 minuta deri sa spinaqi të jetë zbutur tërësisht.

Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe më pas hidheni në një mikser.

Shtoni pjesën e mbetur të spinaqit, gjë që do të garantojë shijen e freskisë dhe ngjyrës së gjelbër. Vazhdoni përpunimin deri sa supa të jetë kremoze.

Supa mund të ruhet në ngrirje për deri një muaj.

Për ta shkrirë mund të përdorni mikrovalën ose temperaturën e ambientit. Më pas ngroheni në sobë dhe servireni duke shtuar kripën, pak lëng limoni, piperin dhe arrëmyshkun.

Nëse ajo është shumë e trashë mund ta holloni me lëng perimesh dhe më pas ta zbukuroni me krem.


Etiketa: SpinaqSupalimon

POSTIME TË NGJASHME

Gatojca

Pite me fileta pule e pjekur në salcë ajke: Drekë e shpejtë që nuk mund ta harroni!

11 orë më parë
Gatojca

Gullash me suxhuk dhe qiqra: Drekë e lëngët e cila do t’i pëlqejë gjithë familjes

1 ditë më parë
Gatojca

Makarona me mish toni për drekë

2 ditë më parë
Gatojca

Përbërësi sekret që duhet të shtoni kur bëni patate të pjekura

3 ditë më parë
Gatojca

Supa e shijshme e Nënës

4 ditë më parë
Gatojca

Mëngjes i shëndetshëm me biskota shtëpie me tërshërë

7 ditë më parë
Postimi tjetër

Petulla të kripura me fare pak përbërës

dramatic grey clouds

Parashikimi i motit

25 vjet nga rënia heroike e Jasharëve, sot nis Epopeja

TË FUNDIT

Ryva Kajtazi e pret me darkë madhështore në shtëpi Adriana Matoshin

17 minuta më parë

Aktoret Ryva Kajtazi e Adriana Matoshi, nuk qenkan veç kolege, por edhe shoqe të mirë. Këtë e tregon Adriana përmes...

Verifikimi i llogarisë në Facebook dhe Instagram së shpejti me pagesë

27 minuta më parë

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të mund të paguajnë për të verifikuar llogaritë...

Lumi B publikon projektin e ri muzikor, përmend disa fytyra publike

36 minuta më parë

Reperi i njohur, Lumi B ka lansuar këngën e tij të re të cilën e cilëson edhe si të preferuarën...

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

43 minuta më parë

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se çfarë do të bënte po të ishte në vend të kryeministrit Albin...

Kida bën ndryshimin e madh, ju pëlqen?

47 minuta më parë

Kida bën eksperimente të shumta vazhdimisht me dukjen se saj. Ajo së fundmi e ka publikuar një fotografi ku shihet...

Lorenci i drejtohet Keisit: “Të urrej se të dua”

56 minuta më parë

Ndarja e Keisit me Kristin e ka afruar atë më shumë me Lorencin. Që prej hyrjes së tij, dyshja kanë...

MË TË LEXUARAT

Pas daljes nga Big Brother Maestro në mbrojtje të Luizit

Mot me diell edhe sot, kaq do jenë temperaturat maksimale

Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, do ta gjuaj me gaz lotsjellës në shtëpinë e tij

Sëmuret Agim Ademi, pamje derisa dërgohet i prangosur në spital

Tolgahan: Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e Almedës është përkeqësuar

Molliqaj – Kurtit: Dorëhiqu, hajde ta kundërshtojmë bashkë në shesh

A ka marrë para për qëndrimin e saj në Big Brother? Dafina Dauti jep përgjigjen e prerë

Si e dëmton pikëllimi trupin dhe mendjen tonë

Mediat ndërkombëtare: Nëse marrëveshja zbatohet, e parandalon Beogradin që ta bllokojë Kosovën drejt OKB-së

Parashikimi i motit për ditën e sotme

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist