Përbërësit: 450-500 g bizele të ngrira ose të freskëta, 1 qepë, 3-4 thelpinj hudhra, 2 gota lëng mishi ose lëng perimesh, gjysmë gote qumësht, 1 grusht mente, 1 limon, kripë, piper, vaj ose gjalpë për kaurdisje.
Përgatitja: Qepën e presim hollë dhe e kaurdisim me pak vaj ose gjalpë der sa të fillojë të bëhet transparente. Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe 5 minuta Shtojmë bizelet, menten dhe lëngun e mishit apo perimeve. Rregullojmë shijen me kripë e piper. I japim një valë për 15 minuta Masën e kalojmë në blender sa të përftohet një masë homogjene. E kthejmë në tenxhere dhe shtojmë qumështin. I japim një valë per 2-3 min.
Shënim: shtoni sasinë e qumështit nëse e preferoni konsistencën më të hollë.