Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Supë me oriz dhe selino

nga Revista Kosovarja

Supa me oriz dhe selino, një pjatë vegjetariane e lehtë dhe delikate është një pjatë e lehtë që shoqërohet mirë me gjethe sherebele në vend të bukës së thekur.

Përbërësit:

4 lugë parmixhano

3 lugë vaj ulliri e.v

Moneytizer Paragrafi 4

16 gjethe sherebele

2 gjethe dafine

30 gr gjalpë

300 gr oriz

1 l brodo perimesh

4 kërcej selino

Piper

Majdanoz

Kripë

Pak miell misri

Përgatitja:

Grini imët kërcejt e selinosë dhe gjethet e majdanozit dhe kavardisini me 3 lugë vaj ulliri e.v. Shtoni 2 gjethe dafine dhe lërini në zjarr të ulët për 5 minuta.

Më pas shtoni brodon e perimeve. Hidhni kripë, piper dhe shtoni orizin. Ziejeni për 12 minuta duke e përzier shpesh. Ndërkohë bëni me miell gjethet e sherebelës dhe skuqini me gjalpin.

Shtoni supën në 4 pjata. Spërkatni çdo pjatë me 1 lugë parmixhan dhe tek secila vendosni 4 gjethe sherebele të skuqura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]