Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Suspendohet mjeku që deklaroi rrejshëm se EKG në QKMF-në e Lipjanit është jashtë funksionit

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Shkëlzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjek i përgjithshëm në QKMF-në në Lipjan.

Mbi artikull

Kjo pasi Gashi kishte deklaruar rrejshëm se testimet për EKG nuk po funksionojnë.

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit. Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Në njoftim theksohet se askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsye tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe sot në media është publikuar një video ku shihet se një i moshuar me probleme me zemër është kthyer mbrapsht pasi që mjeku i kishte thënë që EKG nuk funksionon.

Në video shihet një pacient i moshës së shtyrë teksa kërkon që ti bëhet testi për EKG, pasi që i ka dhimbje në gjoks, por se mjeku i thotë se nuk bën askund.

“As nuk jam drejtor as shef, jam veç mjek, ata e kanë përgjegjësi me pru EKG të re, nuk është përgjegjësi e imja”, dëgjohet duke thënë mjeku.