fbpx

Sveçla nga Ura e Ibrit, thotë se çështja e hapjes së saj është punë e kryer më 2016-ën

by Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë më ministrin për Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po inspektojnë Urën e Ibrit në Mitrovicë me kompaninë e kontraktuar nga qeveria.

Në pyetjen e Klan Kosovës se si i komenton deklaratat e QUINT-itt dhe KFOR-it se çështja e hapjes së urës duhet të diskutohet në Bruksel, ai tha se kjo çështje është punë e kryer më 2016.

Ndërkaq, sa i përket asaj se kur do të hapet ura sipas planit qeveritar, Sveçla tha se i mbetet vlerësimit të eksperteve.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]