“Swiss Clinic”, kjo është klinika më e re për mbjelljen e flokëve në Prishntinë, e cila funksionon mbi një koncept evropian, që në thelb ka profesionalizmin dhe etikën.
Në “Swiss Clinic”që tashmë gjendet në qendër të Prishtinës, përball “Grand Hotel”, ofrohet mbjellja e flokëve në mënyrën më profesionale, nga ekspertja e fushës, Dr.Fatmire Muriqi me stafin e saj profesional.
Dr.Fatmire Muriqi, është shqiptare e suksesshme, me një përvojë të gjatë në fushën e mjekësisë estetike, e cila pas një eksperience të suksesshme mbi 10 vjeçare në Zvicër, vjen edhe në Kosovë për të qenë më afër atyre që duan të kenë sërish flokë dhe të duken bukur në përgjithësi.
Fatmire Muriqi ka lindur në Kosovë, por prej 30 vitesh ka emigruar në Zvicër, ku edhe është shkolluar dhe ka përfunduar me sukses studimet për mjeksi. Ajo, ka punuar dhe është dëshmuar në klinikat ma të njohura në Evropë, e tani gjendet edhe në Kosovë për të shërbyer denjësisht në mbjelljen e flokëve dhe shërbime të tjera estetike që do të ofrohen në “Swiss Clinic”.
Si mjeke eksperte e çertifikuar në fushën e e mikrokirurgjise, mbjelljes së flokëve dhe estetikes në përgjithësi, Fatmire Muriqi ka marrë disa çmime dhe është angazhuar nga klinikat më me renome në Evropë, ndërkohë që tani përvojën dhe profesionalizimin e saj superior në mjekësinë estetike në përgjithësi e sjell edhe në vendlindje, pasi kjo ka qenë një dëshirë e hershme e saj, por edhe e klientëve shqiptar në Zvicër e Gjermani, të cilët e kanë shtyer që të jetë edhe në Kosovë e të ofrojë shërbime superiore profesionale për ata që duan ti mbjellin ose trajtojnë flokët, lëkurën dhe pamjen e jashtme në përgjithësi.
Në “Swiss Clinic” ofrohet mbjellja e flokëve me teknikën më të acanciar të kualitetit zvicëran, FUE und DHI. Nga kontakti i parë, që është konsulta, e deri tek rezultati final që arrihet brenda 6-12 muajve, klientët do të jenë nën mbikëqyrjen e klinikës dhe të gjitha kontrollet janë falas. Gjithashtu, në këtë klinikë ofrohet edhe tretmani “PRP”, që ndalon rënjen e menjëhershme të flokëve, forcon rrënjën, shton volumin dhe rrit shkëlqimin e flokut.
Poashtu, në “Sëiss Clinic” në Prishtinë ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh nga mjekësia estetike, të gjjtha të realizuara me metoda dhe produkte të çertifikuara zvicërane, duke filluar nga filleri, mbushja e buzëve, faqeve, rrethi i syve, qafës, PRP plazma për fytyrë, qafë e gjoks, lifting i fytyrës me fije, medical needling, etj.
Në “Swiss Clinic” mundësohen shërbime profesionale nga doktoresha e dëshmuar e fushës së mjeksisë, Dr.Fatmire Muriqi, e cila ofron shërbim cilësor evropian, por me çmime të Kosovës.
E veçanta e klinikës është se punon me kritere të larta etike e profesionalizuar, duke analizuar në radhë të parë gjendjen shëndetësore të klientit, në mënyrë që të bëhet diferencimi se rënia është për arsye gjenetike, për shkak të çrregullimeve hormonale, apo organike. Krejt kjo që në vijim të arrihen rezultate sa më të mira.
E veçanta e klinikës është se punon mbi parime e kritere shumë të forta, nuk është këtu vetëm për të bërë biznes, por për të sjell një shërbim ndryshe, cilësor dhe të pakrahasueshëme në Kosovë.
“Swiss Clinic”, cilësi zvicerane që flet shqip!