Aktorja e njohur Tuba Büyüküstün, e cila njihet nga të gjithë ne me rolin e “Syhanit” në serialin “Xhesuri dhe e bukura”, i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj.
Arsyeja e ndarjes së tyre ka shkaktuar shumë zhurmë në mediat sociale. Tuba ka mësuar se në mungesë të saj, partneri Umut Evirgen ka ftuar disa vajza në shtëpi. Bëhet fjalë për disa vajza të cilat janë të njohura për shoëbizin turk.
Umuti ka ftuar prezantuesen Defne Samyeli dhe vajzat e saj. Ato kanë publikuar foto nga shtëpia e partnerit të Tubës. Pasi e ka marrë vesh aktorja ka bërë sherr të madh me të dhe i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare.
Për faktin se ata janë përpjekur që jetën private ta mbajnë sa më larg mediave, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këtë ngjarje.